Lajme

Komuna e Mitrovicës njofton për ushtrime tre ditore të FSK-së në Cerrnushë

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar qytetarët se nga sot, deri më 17 prill, do të zhvillohen aktivitete ushtarake në poligonin manovrues të fshatit Cerrnushë.

Sipas njoftimit zyrtar, këto aktivitete do të realizohen nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Me këtë rast, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kësaj periudhe.

Qytetarëve u kërkohet që të shmangin lëvizjen në zonën përreth poligonit gjatë kohës së zhvillimit të ushtrimeve, të mos përdorin rrugët që çojnë drejt këtij lokacioni dhe lapidarit të UÇK-së, si dhe të respektojnë të gjitha udhëzimet e dhëna nga personeli në terren.

Njoftimi i plotë

Njoftohen të gjithë qytetarët se gjatë periudhës 14.04.2026 – 17.04.2026, në poligonin manovrues të fshatit Cerrnushë, do të zhvillohen aktivitete ushtarake nga Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë (FSK).

Për këtë arsye, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj që:

• Të shmangni lëvizjen në këtë zonë gjatë kohës së zhvillimit të aktiviteteve,

• Të mos shfrytëzoni rrugët që çojnë drejt poligonit dhe lapidarit të UÇK-së,

• Të respektoni udhëzimet përkatëse dhe ato të personelit në terren.

Ky njoftim bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së qytetarëve dhe mbarëvajtjes së aktivitetit.

Të Ngjashme