Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Malit të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit.
Në njoftim, bëhet e ditur se kryeministri do të zhvillojë një mori takimesh.
“Në kuadër të Samitit, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me drejtues dhe përfaqësues institucionesh ndërkombëtare, sikurse me zyrtarë të lartë dhe krerë shtetesh” thuhet në njoftim.
