Aktuale

Konflikt mes kushërinjve në Tiranë, i riu dyshohet se tentoi të godiste të afërmin me armë artizanale

Një konflikt mes dy kushërinjve ka përshkallëzuar në një ngjarje të rëndë në zonën që mbulohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Sipas të dhënave të Policisë, Brunildo Rapollari, 34 vjeç, dyshohet se fillimisht është konfliktuar dhe ka kanosur nënën e kushëririt të tij, Renato Selimllari, 20 vjeç.

Pas kësaj, mes dy të rinjve ka nisur një përplasje, gjatë së cilës Selimllari dyshohet se ka tentuar ta godiste kushëririn e tij me një armë artizanale, e cila në pamje ngjante me armë luftarake.

NEWS  ‘Çmendet’ moti/ Breshëri ‘mbulon’ aeroportin, anulohen fluturimetNgjarja nuk konfirmohet nëse ka përfunduar me persona të lënduar, ndërsa rrethanat dhe shkaku i plotë i konfliktit po verifikohen nga grupi hetimor.

Në përfundim të veprimeve të para, Policia arrestoi Renato Selimllarin dhe Brunildo Rapollarin, ndërsa materialet procedurale pritet t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Çfarë tha policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit R. S., 20 vjeç dhe B. R., 34 vjeç, pasi 20-vjeçari, gjatë një konflikti me kushëririn e tij, B. R., dyshohet se tentoi ta godiste me një armë artizanale në dukje luftarake, ndërsa 34-vjeçari paraprakisht ishte konfliktuar dhe kishte kanosur nënën e 20-vjeçarit.

NEWS  “Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri”, Artan Hoxha plas “bombën”: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro pagesë për vrasjen e grabitësve (Video)

Të Ngjashme