Aktuale

KONFLIKTI 20-VJEÇAR PËR PRONËN NË PUKË/ Flet familja Shkreli pas sherrit në Dedaj: Na kanë ardhur te shtëpia, sulm i paramenduar

Një konflikt i hershëm mes dy familjeve në Dedaj të Pukës ka përfunduar me përplasje fizike, plagosje dhe arrestime. Shkak dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për motive pronësie, ndërsa përplasja ka përfshirë përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerëse.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, ku në konflikt u përfshinë familja Shkreli dhe familja Istrefi. Nga njëra anë ishin 67-vjeçari Isa Shkreli dhe djali i tij Fatjon Shkreli, ndërsa nga ana tjetër 34-vjeçari Gramoz Istrefi dhe tre familjarë të tij.

NEWS  Nxehtësia nuk tërhiqet! Shqipëria “digjet” , era e fortë trazon detinSipas dëshmisë së familjes Shkreli në polici, anëtarë të familjes Istrefi kanë shkuar në banesën e tyre dhe i kanë sulmuar, duke e cilësuar ngjarjen si një përplasje të organizuar.

Ndërkohë, pala tjetër ka dhënë një version të ndryshëm. Familjarët Istrefi dhe dhëndri i tyre kanë pretenduar se konflikti nisi pasi Isa Shkreli i ka ofenduar ndërsa kalonin në rrugë, çka solli përshkallëzimin e situatës.

NEWS  Tërmet në një nga destinacionet më të njohura turistike të Europës, ja sa ishte magnitudaPërplasja fizike la të plagosur disa persona nga të dyja familjet.

34-vjeçari Gramoz Istrefi pësoi frakturë në dorë, ndërsa motra e tij, Fiqirete Istrefi, mori plagë në kokë. Edhe Isa Shkreli dhe djali i tij Fatjon Shkreli kanë pësuar dëmtime në kokë.

Të gjithë personat e përfshirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, Komisariati i Policisë Pukë vendosi arrestimin e Isa dhe Fatjon Shkrelit, si dhe të Gramoz Istrefit. Dy persona të tjerë nga familja Istrefi janë proceduar penalisht.

NEWS  “Kanë ikur nga Dubai”, Artan Hoxha zbulon ‘strofullën’ e re të bosëve të krimitPolicia ka sekuestruar sende dhe mjete që dyshohet se janë përdorur gjatë konfliktit, ndërsa hetimet do të vijojnë nga Prokuroria e Shkodrës.

Sipas burimeve policore, dy familjet kanë pasur konflikte të vazhdueshme prej rreth 20 vitesh. Pas përplasjes së fundit, të dyja palët kanë shprehur qëndrime hakmarrëse ndaj njëra-tjetrës, duke shtuar shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Të Ngjashme