Aktuale

Konfliktohen të dënuarit në burgun e Reçit në Shkodër, lëndohen disa persona

Një konflikt mes disa të dënuarve është regjistruar në burgun e Reçit, në Shkodër të enjten.

Pas incidentit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të rikthyer normalitetin në ambientet e institucionit. Njëkohësisht, janë ushtruar kontrolle në ambientet e burgut, përfshirë edhe qelitë e të dënuarve.Mësohet se personave të lënduar nga konflikti u është ofruar ndihma e parë mjekësore nga stafi i institucionit.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi shkaqet që çuan në përplasjen mes të dënuarve, ndërsa mbeten të paqarta edhe rezultatet e kontrolleve të ushtruara në qelitë e burgut.

Të Ngjashme