Lajme

Konfrontime në protestën e opozitës në Tiranë: Katër të lënduar, në mesin e tyre edhe një polic

Protesta e shtatë e opozitës para Kryeministrisë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Pas fjalimeve në podium, u hodhën molotovë dhe fishekzjarre drejt godinës, ndërsa forcat e rendit ndërhynë duke shoqëruar disa protestues, raporton abcnews.

Deri tani, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike nga një grup protestuesish, është dëmtuar një punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, të cilit i ka shpërthyer një kapsollë në trup.

Punonjësi po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak, nderkohe jane plagosur edhe 3 protestues, përfshirë deputetin Boçi dhe ish kandidatin Aulon Kalaja.

Në protestë u angazhuan mbi 1500 punonjës policie, ndërkohë që është hedhur spray me piper dhe ujë në drejtim të protestuesve.

Të Ngjashme