Kongresmeni amerikan Joe Wilson ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të një ministri të Qeverisë së Serbisë, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe nxitëse të tensioneve etnike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ligjvënësi republikan ka kërkuar që Asambleja Parlamentare e OSBE-së të mos e marrë në konsideratë kandidaturën e Beogradit për organizimin e takimit vjetor të vitit 2027.
“Këto komente të neveritshme dhe nxitëse nga një udhëheqës në qeverinë serbe janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta marrë në konsideratë ofertën e Beogradit për të pritur takimin vjetor të vitit 2027. OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të ringjallur tensionet etnike”, ka shkruar Wilson.
Sipas kongresmenit amerikan, deklarata të tilla bien ndesh me misionin e OSBE-së, e cila synon promovimin e dialogut, bashkëpunimit dhe stabilitetit në Evropë.
These disgusting and inflammatory remarks by a leader in the Serbian government is precisely why the @oscepa should not consider Belgrade’s bid to host the 2027 annual meeting. The OSCE is designed to build consensus in Europe, not reignite ethnic tensions. #Charleston2027…
— Joe Wilson (@RepJoeWilson) July 21, 2026
