Lajme

Konjufca në Forumi i Diplomacisë në Antali thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati , Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB6), i organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Hakan Fidan.

Gjatë këtij takimi, sipas Konjufcës, u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar pranë rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ai vlerësoi se ky angazhim është veçanërisht i rëndësishëm në një periudhë kur bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal po bëhen gjithnjë e më të domosdoshëm.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike globale, si dhe ndikimi i tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Konjufca theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe forcimit të partneriteteve ndërmjet vendeve të rajonit, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe avancimin e proceseve integruese.

Të Ngjashme