Lajme

Konjufca përballë Gjuriqit në OKB, ia kujton Milan Radoiçiqin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë mbledhje, është ngritur edhe çështja e Milan Radoiçiqit.

Konjufca ka përmendur takimet e zyrtarëve serbë me Radoiçiqin.

“Kur shohim një ministre të një shteti kandidat që synon të integrohet në Bashkimin Evropian, e cila takohet me persona të tillë, të kërkuar nga Interpoli, nuk e di për çfarë integrimi evropian dhe për çfarë të ardhmeje po flasim këtu”, është shprehur ai.

Të Ngjashme