Lajme

Konjufca përfaqëson Kosovën sonte në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Seanca e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën do të mbahet sonte, në orën 21:00, sipas kohës lokale.

Gjatë seancës pritet të prezantohet raporti gjashtëmujor i shefit të UNMIK-ut, Peter Due, për periudhën 16 mars – 15 shtator 2026, në të cilin trajtohet gjendja në Kosovë.

Në këtë mbledhje pritet të marrin pjesë dhe të paraqesin qëndrimet e tyre edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq.

Përveç përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, pritet që edhe përfaqësuesit e shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Sigurimit të diskutojnë për zhvillimet dhe situatën aktuale në Kosovë.

Të Ngjashme