Lajme

Due kërkon përgjegjësi për sulmin në Banjskë dhe Ibër-Lepenc

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe shefi i UNMIK-ut, Peter N. Due, ka bërë thirrje për bashkëpunim të plotë ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë dhe atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit të mbahen përgjegjës.

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Kosovë, Due ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional për të siguruar që përgjegjësit për këto sulme të përballen me drejtësinë.

Sulmi në Banjskë ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht që Serbia të mbajë përgjegjësi për këtë sulm dhe që autorët të dalin para drejtësisë.

Të Ngjashme