Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Glauk Konjufca, vizitoi sot për ngushëllime familjen Jashari, pas ndarjes nga jeta të ish-komandantit dhe bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.
Konjufca u shpreh se ai do të mbetet në kujtesën e kombit tonë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë.
“Sahit Jashari do të mbetet në kujtesën e kombit tonë si një nga luftëtarët më të paepur të lirisë.
Si njëri prej themeluesve të UÇK-së, ai ka zënë vendin më të merituar në themelet e shtetit të Kosovës.
I edukuar me dashurinë për kombin nga Nëna Salë dhe Baci Hamit, ai nuk kurseu asgjë për çlirimin e popullit tonë nga robëria”, ka shkruar ai.
