Lajme

Konjufca takohet me ambasadorin e posaçëm të Omanit, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit bilateral

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e posaçëm të Sulltanatit të Omanit me rang ministri, Shejh Abdulaziz bin Abdullah Al-Hinai.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Sulltanatit të Omanit, me theks të veçantë në mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral në fushën e ekonomisë, investimeve dhe marrëdhënieve diplomatike.

Gjatë takimit, Konjufca ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e forcimit të dialogut politik dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim me Omanin.

Takimi synon të kontribuojë në thellimin e komunikimit diplomatik dhe në identifikimin e fushave me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Të Ngjashme