Lajme

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Armenisë në Varshavë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar në Varshavë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare të Armenisë, Ararat Mirzoyan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Konjufca ka bërë të ditur se në takim janë diskutuar zhvillimet aktuale gjeopolitike, çështjet e sigurisë në rajonet përkatëse, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Armenisë.

Ai ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për të vazhduar angazhimin diplomatik me Armeninë dhe për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Postim i plotë:

Në Varshavë pata kënaqësinë të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare të Armenisë, Ararat Mirzoyan.

Në takim trajtuam zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe çështjet e sigurisë në rajonet tona, krahas mundësive për zgjerim të bashkëpunimit dhe rritje të nivelit të angazhimit mes Kosovës dhe Armenisë në fusha me interes të përbashkët.

Republika e Kosovës është e përkushtuar të vazhdojë këtë angazhim dhe të thellojë marrëdheniet me Armeninë.

Të Ngjashme