Policia e Kosovës ka arrestuar një person të përkatësisë etnike serbe në Fushë Kosovë, i dyshuar se kishte kërcënuar me aktivizimin e një mjeti shpërthyes në banesën e tij, në “Banesat e Bardha”.
Pas rreth tri orësh ndërhyrjeje, i dyshuari është arrestuar, ndërsa ekipet e deminimit kanë vazhduar kontrollin e banesës.
Banorët janë evakuuar dhe kanë qëndruar jashtë objektit deri në sqarimin e situatës.
Deri në momentin e raportimit, nuk kishte konfirmim zyrtar nëse brenda banesës kishte mjet shpërthyes.
