Aktuale

Kons*moi helm miu, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një person është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka konsumuar helm për minj.

Ngjarja është raportuar në lagjen “Topana” të Vlorës. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, ndërsa personi është transportuar për ndihmë të specializuar mjekësore.

Gjendja e tij shëndetësore raportohet e rëndë dhe ndodhet në rrezik për jetën.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar se si ka ndodhur incidenti.

Të Ngjashme