Aktuale

Kontrolle të befasishme në Burgun e Shkodrës, gjenden sende të paligjshme dhe një cigare hashash

Në burgun e Shkodrës janë kryer sot kontrolle të befasishme për zbulimin e sendeve të ndaluara.

Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur se janë kontrolluar gjithsej 38 dhoma.

Gjatë kontrolleve, në një lavaman është gjetur një cigare e dëmtuar, e dyshuar si lëndë narkotike, si dhe sende të tjera të paligjshme.

Po ashtu, gjatë verifikimeve janë nxjerrë si sende të tepërta për rikontroll dy televizorë, ndërsa janë konstatuar dhe sekuestruar edhe objekte të tjera të ndaluara.

Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:

Aksion kontrolli në IEVP Shkodër

Në vijim të kontrolleve të befasishme për rritjen e sigurisë në institucionet penitenciare, u ushtrua një kontroll në IEVP Shkodër

Në zbatim të Urdhrit Nr. 626, datë 07.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta, Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të D.P. Burgjeve ushtruan kontroll për sende të ndaluara në dhomat e banimit dhe ambientet e përbashkëta.

Gjatë kontrollit u verifikuan 38 dhoma.

Në dhomën nr. 9, Godina 1, që i përket të dënuarve me iniciale R.M dhe E.H, është konstatuar 1 cigare e dëmtuar e hedhur në lavaman, e dyshuar si lëndë narkotike. Të dy të dënuarit janë veçuar, është hartuar raport incidenti dhe janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë Sherbimin e Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, për vijimin e procedurave.

Gjatë kontrollit janë nxjerrë si sende të tepërta dhe për rikontroll 2 televizorë, si dhe janë konstatuar dhe sekuestruar objekte të tjera të ndaluara.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojë kontrollet e befasishme në të gjitha IEVP-të, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.

Të Ngjashme