Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kosova në alarmin e kuq të Shtunën! Stuhi të fuqishme, breshër masiv dhe erëra të fuqishme

Ditëve të fundit vendi ynë u përfshi nga masa të nxehta ajrore me origjinë afrikane, të cilat po sjellin edhe temperatura mbi 30°C.
Të Shtunën, nga veriperëndimi i kontinentit pritet të depërtojnë masa më të ftohta, duke sjellur destabilizim mjaft të fuqishëm.

Nën këto kushte, fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit parashihet të kemi kalimin e një sistemi nga veriu, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme si dhe shkarkesa të forta rrufesh.

Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur lokalisht rrebeshe shiu, herë-herë rrëke, breshër të madh, të shoqëruara me shkarkesa të ashpërta rrufesh.

Po ashtu, do të ketë fuqizim në parametrin e erës, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi deri në 80 apo 90 km/h!


Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual