Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë publikoi një fotografi nga stërvitjet e tij, ku shihej i veshur me një bluzë me mbishkrimin “Kosovo”.
Pikërisht ky mbishkrim ka nxitur reagimin e gazetarit Jeton Sopa, i cili e ironizoi Haradinajn duke e lidhur fjalën “Kosovo” me emrin e partisë së tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Sopa tha me ironi se në palestër duhet t’i vendosin një prag, në mënyrë që Ramushi të ushtrojë se si ta kalojë pragun zgjedhor “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovo”, përcjell “Bota Sot”.
Postimi i plotë:
“Ramushi sot me sabah e paska fillu fushatën me shpalosjen e programit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovo…
Është mirë k’ta të fitnesit me ja qit ni prag e me ushtru Ramushin qysh me kalu pragun, se tybe në qeto zgjedhje boll problem ka me pas.”
