Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor, po vazhdon drejt përmbylljes.
Në këtë fazë, ka përfunduar numërimi edhe në Gjilan dhe Prizren, ndërsa aktivitetet janë mbyllur në 37 Qendra Komunale të Numërimit në të gjithë vendin.
Procesi tashmë vazhdon vetëm në QKN-në e Prishtinës, e cila mbetet e fundit pa përmbyllur verifikimin dhe numërimin e votave.
Njoftimi i KQZ-së:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se janë duke vazhduar aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.
Njoftim nga aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN)
Deri më tani (e premte, 12 qershor 2026, ora 16:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 37 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,425 nga 2,498 vendvotime apo 97.07%.
Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në QKN-në e komunës së Prishtinës (189/262). Numri i vendvotimeve të mbetura nga kjo komunë është 73.
Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:
E hënë, 8 qershor, deri në orën 24:00: 1. Junik (6/6); 2. Shtërpcë (17/17); 3. Hani i Elezit (11/11); 4. Partesh (7/7); dhe 5. Mamushë (5/5).
E martë, 9 qershor, deri në orën 16:00: 6. Zubin Potok (15/15); 7. Zveçan (11/11); 8. Kllokot (8/8); dhe 9. Novobërdë (23/23); 10. Obiliq (34/34); 11. Shtime (33/33); 12. Ranillug (10/10); dhe 13. Mitrovicë Veriu (21/21).
E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 16:00: 14. Deçan (48/48); 15. Dragash (57/57); 16. Kamenicë (46/46); 17. Graçanicë (33/33); 18. Klinë (62/62); 19. Viti (62/62); 20. Kaçanik (44/44); 21. Rahovec (75/75); dhe 22. Leposaviq (25/25).
E mërkurë, 10 qershor, deri në orën 24:00: 23. Istog (60/60); 24. Skenderaj (71/71); 25. Malishevë (72/72); 26. Drenas (73/73); 27. Lipjan (83/83); 28. Pejë (135/135); dhe 29. Podujevë (103/103).
E enjte, 11 qershor deri në orën 16:00: 30. Fushë Kosovë (62/62); 31. Ferizaj (146/146); 32. Suharekë (86/86); 33. Vushtrri (89/89); 34. Mitrovicë e Jugut (100/100); dhe 35. Gjakovë (144/144).
E premte, 12 qershor deri në orën 16:00: 36. Gjilan (127/127); dhe Prizren (232/232).
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/
