Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas të dhënave të përditësuara më 12 qershor 2026, në ora 16:55, janë procesuar 2,421 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 96.92% të numrit total të vendvotimeve në vend.
Rezultatet aktuale për subjektet politike janë si më poshtë:
Lëvizja Vetëvendosje! – 42.74% ose 286,464 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21.24% ose 142,373 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 17.32% ose 116,070 vota
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 7.27% ose 48,754 vota
