Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më 11 qershor 2026, në ora 21:11, janë procesuar 2,316 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 92.71% të totalit të vendvotimeve në vend.
Rezultatet preliminare tregojnë se Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon të kryesojë me 42.54% të votave, duke siguruar deri më tani 271,422 vota.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.25% ose 135,561 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 17.13% të votave, përkatësisht 109,306 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) renditet e katërta me 7.43% të votave, duke grumbulluar 47,384 vota.
Procesi i numërimit vazhdon edhe në vendvotimet e mbetura, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përfundimit të të gjitha procedurave zgjedhore dhe certifikimit nga KQZ.
