Lajme

KQZ: Rreth 12 mijë vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta

KQZ-ja ka nisur të premten në mbrëmje numërimin e votave nga diaspora, proces që pritet të zgjasë disa ditë.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, nga 23 kutitë postare të hapura për këtë lloj votimi janë tërhequr më shumë se 85 mijë e 700 pako të supozuara me fletëvotime.

Pjesa më e madhe e tyre tashmë është vlerësuar nga shërbimi votues i KQZ-së dhe është bërë gati për numërim.

Ndërkohë, pas përfundimit të numërimit të votave përmes postës, do të nisë numërimi i votave me kusht dhe i votave të personave me nevoja të veçanta.

Votimi me kusht është mundësuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8 mijë e 751 votues, ndërsa për votimin e personave me nevoja të veçanta, të zhvilluar përmes ekipeve mobile jashtë vendvotimeve, kanë qenë të regjistruar 3 mijë e 144 votues.

Elezi ka bërë të ditur se para se të fillohet me numërimin e këtyre fletëvotimeve, KQZ-ja po skanon listat e votuesve të përdorura në vendvotimet e rregullta, me qëllim të krahasimit të të dhënave dhe evidentimit të rasteve eventuale të votimit të dyfishtë./

Të Ngjashme