Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me ish-deputetin Abelard Tahiri, kanë zhvilluar vizita të ndara në Hagë, ku janë takuar me Hashim Thaçni.
Pas vizitës, Krasniqi ka deklaruar se qëllimi i takimeve ishte që të jenë pranë Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij në këtë fazë të procesit gjyqësor që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara.
“Për të qenë pranë tij dhe shokëve të tij edhe në këtë fazë finale të procesit dhe, aq sa mundemi, për ta ndarë sadopak me ta këtë rrugëtim të gjatë sfidash dhe padrejtësish”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se mesazhi kryesor i vizitës ishte mbështetja morale për Thaçin dhe bashkëpandehurit e tij, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
“Dhe për t’u thënë: nuk jeni dhe nuk do të jeni kurrë vetëm”, është theksuar në deklaratë.
Në reagimin e tij, Krasniqi ka folur edhe për gjendjen e ish-presidentit Thaçi dhe të bashkëpandehurve të tjerë, duke thënë se ata po ruajnë forcën, qetësinë dhe optimizmin gjatë këtij procesi gjyqësor.
