Lajme

Krasniqi: Lajm i mirë për mërgatën, fillimi i votimit më 21 maj

Anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e ka mirëpritur fillimin e votimit me postë që nisë më 21 maj 2026, katër ditë më herët se afati i planifikuar fillestar.

“Lajm i mirë nga KQZ për mërgatën. Votimi përmes postës fillon me 21 maj”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e planit të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, duke vendosur që votimi me postë të nisë më 21 maj 2026, katër ditë më herët se afati i planifikuar fillestar.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 52-të të KQZ-së, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, ndërsa procedurat janë zhvilluar në mënyrë qarkulluese.

Sipas KQZ-së, ndryshimi i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende evropiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare.

KQZ ka bërë të ditur se gjatë periudhës 22-26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave, andaj janë ndërmarrë aktivitete përgatitore që procesimi dhe dërgimi i pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar për votim me postë të bëhet më herët.

Të Ngjashme