![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/krasniqi-lajmi-per-humbjen-e-tre-anetareve-te-familjes-pacolli-na-ka-merzitur-te-gjitheve_648f52cc1cf70.jpeg?resize=850%2C536&ssl=1)
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli na ka mërzitur shumë të gjithëve.
Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjeve Pacolli dhe Visoka, dhe Shkëlqimit që pati fatin të shpëtont në këtë tragjedi ku humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
Postimi i plotë:
Lajmi për humbjen e tre anëtarëve të familjes Pacolli në aksidentin e ndodhur mbrëmë afër Shkupit, na ka mërzitur shumë të gjithëve.
Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve Pacolli dhe Visoka, posaçërisht Shkëlqimit, i cili pati fatin t’i shpëtojë kësaj tragjedie, në të cilën humbi prindërit dhe vëllaun e tij.
Mirënjohje dhe respekt të gjitha organeve, kosovare dhe maqedonase, të cilat u angazhuan pandalur për gjetjen dhe nxjerrjen e viktimave nga lumi Lepenc.