Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Krasniqi për pagën e këshilltarit të MPJ-së: Ky vend duket si i tradhtuar nga qeveria e vet

 
   

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka reaguar pas raportimeve se këshilltari për kulturë dhe media, Gani Jakupi është angazhuar me pagë 7 mijë e 500 euro në muaj nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Më anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se ky vend është tradhtuar nga qeveria e vet.

Sipas tij, është tradheti pasiqë Qeveria paguan energjinë për serbët në veri dhe dhe një pagë të lartë një shkrimtari të panjohur.

“Definitivisht ky vend duket si i tradhtuar nga qeveria e vet. Ja pse! Serbëve ua paguan energjinë me 113 milionë euro (për vitet 2021 dhe 2022), një shkrimtari të cilin në Kosovë nuk e njeh gati askush, ia paguan rrogën 7500 euro në muaj, ndërsa të sëmurët i ka lënë pa barna, pensionistët pa pensione normale dhe shkrimtarët e vërtetë, ata që kanë kontribuar për identitetin dhe lirinë e saj, i ka shndërruar në raste sociale”, shkruan Krasniqi.