Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kriza në veri, Vuçiq të martën takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të martën e 30 majit do të takohet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, Aleksandër Bocan-Harchenko dhe Chen Bo.

Sipas gazetës serbe B92, temë e diskutimit do të jetë përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Ndërkaq, presidenti serb mëngjesin e së martës do të takohet edhe me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë, Antonio Tajani.

Siç shkruan mediumi serb b92, Vuçiqi i ka informuar ata për gjithçka që po ndodh në Kosovë.

Ajio çfarë presidenti serb ua ka përcjellë Borrellit dhe Tajanit, sipas Tanjug, është se Vuçiq ka thënë se gjithçka është organizuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Presidenti Vuçiq gjithashtu thuhet se ka theksuar se Serbia dhe serbët do të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual