Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kryeministri përmend emrat e organizatorëve kryesorë të trazirave në veri

Nga Kuvendi i Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka publikuar emrat e disa prej njerëzve që ka thënë se janë organizatorët kryesorë të trazirave në veri ditëve të fundit.

Sipas tij, rolin kryesor në organizimin e protestuesve po e kryejnë anëtarë e formacionit ilegal të së ashtuquajturës “mbrojtje civile” dhe ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Kurti tregon hallin që kishte për tre kryetarët e komunave veriore

“Këto protesta me gjithë dashakeqësinë na kanë shërbyer të bëjmë identifikime të vlefshme”, ka thënë ai në Kuvend.

Kurti ka përmendur të parin Milorad Jevtiqin. Ka thënë se është një nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal e se shtëpia e tij është “bazë qëndrimi për drejtuesit e strukturës ilegale”, të cilën e ka ndërlidhur me Listën serbe

Tutje ka përmendur Miçko Jevtiqin, Rajko Jevtiqin, Danilo Josifoviqin, Liljana Aksentijeviqin e Aleksandër Filipoviqin.


Related posts
Lajme

LDK i kryen zgjedhjet në një degë në Prishtinë, ky është kryetari që u zgjodh

Lajme

Vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës

Lajme

Ferdinant Dimo merr zyrtarisht komandimin e Forcës Ajrore

Lajme

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin