Lajme

Kryenegociatori Zulfaj pritet në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, znj. Velislava Petrova-Chamova

Gjatë qëndrimit në Sofje, ku mori pjesë në Forumin “BE-ja takon Ballkanin”, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, z. Jeton Zulfaj, zhvilloi takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, znj. Velislava Petrova-Chamova.

Gjatë takimit, ata diskutuan marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë, bashkëpunimin rajonal dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Kryenegociatori Zulfaj e falënderoi Ministren Petrova-Chamova për mbështetjen e Bullgarisë ndaj Republikës së Kosovës në etapa të ndryshme të shtetndërtimit dhe për kontributin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Marrja e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim mbeten prioritet i Republikës së Kosovës.

Image

Në këtë drejtim, Kryenegociatori Zulfaj theksoi rëndësinë e mbështetjes aktive të Bullgarisë për avancimin e aplikimit të Kosovës.

Të Ngjashme