Lajme

Kryeziu-Hyseni: Marrëveshja e Bordit të Paqes do të duhej të ishte tema e fundit për debat politik

Kuvendi e ka miratuar dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gazë.

Me 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë miratuar vendimin e qeverisë të datës 30 mars.

Paraprakisht, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj e ka quajtur absurde faktin, që sipas tij, qeveria ende nuk ka opinion ligjor për traktatin.

Hoxhaj: Për 30 ditë qeveria nuk ka opinion ligjor për ta dërguar FSK-në në Gazë

“Është absurde se si me 22 janar është mbajtur takimi i parë i Bordit të Paqes, më 12 shkurt ish-presidentja ka dërguar këtë traktat në Kuvend të Kosovës, më 13 shkurt i është dërguar Qeverisë së Kosovës, për 30 ditë nuk ka pasur ndonjë opinion ligjor me qëllim që para se të merret ky vendim që jemi të gjithë për ta dërguar FSK-në në këtë mision të shenjtë ta pasqyron vullnetin politik. Prandaj, fjalimet që u mbajtën dhe fjalët që i thatë janë përtej vendimit që ka marrë qeveria, sepse ne po marrim një vendim pa deklaruar mirëfilli një vullnet politik dhe kemi mundur ta deklarojmë këtë vullnet politik duke e miratuar Bordin e Paqes”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se kjo duhet të jetë tema e fundit për debat politik.

Kryeziu-Hyseni: Marrëveshja e Bordit të Paqes do të duhej të ishte tema e fundit për debat politik

“Pikërisht çështja e marrëveshjes së Bordit të Paqes do të duhej të ishte tema e fundit që sot ne do të ngrisnim debat politik këtu në kuvend, e që fatkeqësisht po e shohim për herën e dytë radhazi. Thjesht këto diskutime zotëri Hoxhaj ne do të mund t’i bënim krejtësisht në mënyrë normale, në qoftë se ju do të merrni pjesë në mbledhjet e komisionit dhe bashkarisht do të diskutonim për mënyrën se si do të ecnim përpara”, u shpreh ajo.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri tha se është shqetësuese që qeveria ende nuk ka dhënë opinion.

Haziri: Qeveria ende nuk ka dhënë opinion

“Kryeministri i qeverisë, kryetari i shumicës e thotë i përgan kjo punë kalit dhe qerres. Edhe për ironi të fatit shumica po e sjell këtë që po e shpjegoj ministri që është për nder për ta kaluar, për ta ratifikuar edhe Bordin e Paqes. Por, dy çështje që në komision janë diskutuar janë shqetësim jo për ne si deputetë, por për aleatin tonë. Dëgjo, ne mundemi ta quajmë ata aleat, por sa na quajnë ata neve aleat. Sepse kur dështojmë në një ligj me katër nene edhe nenin e dytë e diskutojmë sepse janë thënë dy shqetësime. Shqetësimi i parë Qeveria ende nuk ka dhënë opinion, sepse sponzor i ligjit është presidentja. Dhe e dyta, duhet me qenë në një linjë që komisioni për integrime duhet të ketë rol”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi tha se pjesëmarrja e Kosovës në një mision të tillë dëshmon profesionalizmin, përgatitjen dhe përkushtimin e ushtarëve.

Bytyqi: Hap i madh dhe domethënës dërgimi i FSK-në në Gaza

“Ky është një hap i madh dhe shumë domethënës për vendin tonë sepse me këtë konfirmojmë që edhe pse jemi shtet i vogël dhe i ri, Kosova nuk është vetëm përfituese e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare por edhe kontribuuese aktive në ruajtjen e tyre. Fakti që për vite me radhë ne kemi përjetuar mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, na bën të lumtur që sot me krenari dhe nder kemi mundësinë që këtë mbështetje ta kthejmë në veprim”, ka thënë ajo. 

Të Ngjashme