Ankthi mbetet një nga problemet më të mëdha për njerëzit.
Problemet e shumta, post-pandemia COVID-19 dhe një numër faktorësh tjerë, vetëm se e kanë rritur pranin e tij.
Prandaj ankthi është emri që përmbledh në një ombrellë betejat shumëdimensionale të brendshme, me të cilat përballet njeriu.
Por, sikur të mos mjaftonin këto beteja, ankthi nxitet edhe nga disa produkte, ushqime dhe pije që po ua prezantojmë më poshtë.
Kafeina
Organizmi ka një genotip të veçantë për kafeinën që njihet si CYP1A2, që përcakton mënyrën se si ne e përballojmë çajin, kafenë, çokollatën dhe çdo gjë tjetër me kafeinë.
Nëse njeriu ka metabolizëm të shpejtë, kafeja dhe çaji ofrojnë vetëm ndikime pozitive. Por nëse metabolizmi është i ngadaltë, atëherë kafeina ushqen shqetësimet tuaja të brendshme.
Sheqeri dhe ëmbëlsuesit artificialë
Sheqeri është faktor rreziku për ankthin. Studimet kanë treguar se sa më shumë sheqer të hani, aq më të predispozuar do të jeni të vuani nga ankthi.
Trupi prodhon më shumë radikale të lira të cilat kërcejnë në enët e gjakut si një top pinpongu duke dëmtuar qelizat dhe shtresat e brendshme.
Ëmbëlsuesit artificialë janë më të dëmshëm se sheqeri.
Ato përdoren shumë në akullore, biskota apo ëmbëlsira të paketuara.
Pijet e gazuara ulin nivelet e serotoninës rrisin simptomat e ankthit, luhatjet e humorit, paranojën dhe sulmet e panikut.
Alkooli
Edhe pse mund të mendohet ndryshe, konsumi i alkolit përkeqëson problemet me ankthin. Veçanërisht kur teprohet me sasinë, aq më i rrezikshëm bëhet për ankthin tuaj.
Alkoli ndryshon kiminë e trurit dhe e bën ankthin një kërcënim më të madh.
Alkoli ndikon tek transmetuesit nervorë duke e bërë heqjen dorë prej tij, një mision shumë sfidues.
Ushqimet e skuqura
Vajrat e skuqur shkaktojnë probleme të ndryshme nervore.
Sa më shumë ushqime të tilla të skuqura të hani aq më në ankth do të jeni.