Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe i Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një takimi me qytetarë, ka ironizuar me ish-presidenten e vendit Vjosa Osmani.
“Qyre, kur jena te frizerkat”, thotë Konjufca, dhe fillon të qesh, si dhe shkakton të qershura edhe tek të pranishmit tjerë. Kjo video e Konjufces po qarkullon në rrjete sociale.
Në rrjete sociale ka një ‘fushatë aktive ndaj presidentes Osmani’, duke etiketuar në forma të ndryshme në formë ironizimi.
Ndaj kësaj videoje ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku.
“Shikoni kë kanë dasht me bo president. Një njeri të dobët. Një njeri që mendon se votat i japin të drejtë me ofendu një nanë, një grua, një profesion. Frizere është profesion. Është punë. Djersë. Dinjitet. Nuk ka asgjë të turpshme me punu ndershëm. Po ju normal që e ofendoni punën, sepse kurrë s’e keni kuptu çka domethanë me punu vërtet në jetë”, shkruan ai dhe shpërndan videon e Konjufcës.
Ani se fushata zgjedhore ende nuk ka filluar, politikanët kanë nisur takimet me qytetarë në vend. Zgjedhjet parlamentare të parakohshme mbahen më 7 qershor.
