Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kurani sërish digjet në Suedi

Një kopje e Kuranit është përdhosur në kryeqytetin suedez pasi dy burra shkelmuan librin e shenjtë mysliman dhe dogjën disa nga faqet përpara parlamentit në mes të një pranie të madhe policie.

Incidenti i së hënës shënoi herën e dytë brenda pak javësh që Salwan Momika, 37 vjeç dhe Salwan Najem, 48 vjeç, kanë djegur Kuranin, një akt i lejuar sipas ligjeve suedeze për lirinë e fjalës.

Megjithatë, dyshja u përballën me reagimin e një grupi aktivistësh suedezë, të cilët u kërkuan të ndalonin aktin provokues.

Policia, duke mbrojtur sulmuesit, arrestoi një nga aktivistët, i cili lëvizi për të penguar sulmin, raporton aljazeera.

Momika, i cili dëshiron që feja islame të ndalohet në Suedi, tha se do të vazhdojë veprimet derisa të ndodhë kjo.

Ndryshe, Momika edhe më parë ka djegur Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë së Stokholmit më 28 qershor, që përkonte me ditën e parë të Kurban Bajramit, festës së myslimanëve.

Related posts
Lajme

Shqiptarët nderojnë Afrim Bunjakun në Uashington, i pranishëm edhe William Walker e kreu i ushtrisë shqiptare

Lajme

FSK-ja u vu në gjendje gatishmërie, Ministri Maqedonci jep detaje

Lajme

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

Lajme

Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin deklaratat e Kurtit se ka rritje ekonomike