Lajme

Kurti bisedon me të dërguarën britanike, Pierce: Londra shpreh mbështetje për Kosovën

Dame Karen Pierce përcolli urimet e Qeverisë britanike për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.

Gjatë bisedës, Pierce përcolli urimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe të kryeministrit britanik, Andy Burnham, për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës.

Ajo gjithashtu shprehu mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset politike e zhvillimore të vendit.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti falënderoi të dërguarën britanike për urimet, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar dhe zhvillimin e partneriteteve të reja strategjike.

Biseda vjen në kuadër të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks te bashkëpunimi politik dhe mbështetja për zhvillimin demokratik të vendit.

Të Ngjashme