Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti dhe Shefi i OSBE-së flasin për kërkesën e Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.

Ata diskutuan për progresin në fushat e përbashkëta të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zyrës së OSBE-së në Kosovë në fushën e të drejtave të komuniteteve jo shumicë në vend.

Kryeministri theksoi përkushtimin e shtuar të Qeverisë ndaj komuniteteve jo shumicë dhe rritjen e mbështetjes për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK), si dhe angazhimin konstant me Zyrën për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit dhe Zyrën e Komisionerit për Gjuhë.

U diskutua edhe rreth temave tjera aktuale. Sa i përket kërkesës së Serbisë për mbajtje të zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës, Kryeministri Kurti theksoi se siç ka njoftuar shefin e OSBE-së në përgjigjen e 17 nëntorit, për këtë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.