Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kurti e Vitia e vizitojnë Klinikën e Onkologjisë

 
   

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia të premten kanë vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Kjo vizitë bëhet për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë Klinikë.

“Të premten, 11 gusht 2023, në ora 11:30, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia do të vizitojnë Klinikën e Onkologjisë në QKUK për të parë nga afër vënien në funksion të akseleratorit të dytë, si dhe investimet infrastrukturore të realizuara në këtë klinikë.

Për vëmendjen tuaj: Ju lutemi që ta keni parasysh se shkaku i mbrojtjes së shëndetit të pacientëve të cilët trajtohen në Klinikën e Onkologjisë, pamjet nga hapësira e brendshme në këtë klinikë do të sigurohen nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilat më pas do t’u përcillen të gjitha mediave”, thuhet në njoftim.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Vazhdon gjykimi kundër Pjetër Shalës

Lajme

Ferdinant Dimo merr zyrtarisht komandimin e Forcës Ajrore

Lajme

Tahiri: Kurti mund ta humbë pushtetin, por po e humb shtetin

Lajme

Kuvendi mban tri seanca plenare, njëra për rezervat shtetërore