Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Kurti: Masat e BE-së të padrejta, s’ka kompromis me sundimin e ligjit dhe kushtetutshmërinë e vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se masat ndëshkuese nga Bashkimi Evropian janë të përkohshme, dhe se ato nuk janë sanksione, shkruan Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit këto masa ndëshkuese i cilësoi si të padrejta, pasi siç tha ai Kosova dhe Qeveria e saj janë shteti më demokratik pro-evropian e progresist.

Kryeministri i vendit theksoi se Kosova do të bëjë punën e saj, por shtoi se nuk mund të bëhet kompromis me sundimin e ligjit e as kushtetutshmërinë e vendit.

“Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra”, tha Kryeministri Kurti.

I pari i Qeverisë shpreson që masat ndëshkuese të BE-së të jenë sa më të shkurtra në kohë pasi Kosova ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj.

“Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka thënë Kurti gjatë përurimit të parkut të ri, në fshatin Davidoc të Shtimes.


Related posts
Lajme

Policia po e ruan argjendarinë, pronari i së cilës u arrestua lidhur me grabitjen në Suharekë

Lajme

Persona të panjohur e sulmojnë fizikisht dhe ia vjedhin telefonin e kuletën

Lajme

Maqedoni e Veriut, gjendet e vdekur 14-vjeçarja e zhdukur që nga e hëna

Lajme

Sot rivarroset Liridona Ademaj