Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti: Nën patronatin tim, në 19:00 do ta mbajmë një Akademi Përkujtimore në nderim të bacës Adem

Kryeministri Albin Kurti njoftoi në mbledhje të Qeverisë për organizimin e një akademie përkujtimore në nderim të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.

“Në nderim të bacës Adem, nën patronatin tim, sot do të organizohet një akademi përkujtimore”, tha Kurti para ministrave.

Kjo akademi përkujtimore pritet të mbahet në orën 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

“Përkulemi para veprës së tij me zotimin për t’i qëndruar besnik mësimeve dhe trashëgimisë që la pas”, tha Kurti.

Kryeministri tregoi po ashtu se do të marrë pjesë në zbulimin e pllakës së heroit Enver Zymberi në kampin “Belvedere”-Mitrovicë, me ç’rast emri i tij do t’i vendoset këtij kampi.