Lajme

Kurti: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi për t’u ulur me opozitën në takim, jam i lumtur ta paguaj

Pas situatës së tensionuar dhe hedhjes së vezëve në drejtim të tij gjatë seancës së Kuvendit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se “do të ishte i lumtur” nëse kjo do të ishte kostoja që duhet të paguajë për t’u ulur në takim me opozitën për negociata rreth formimit të institucioneve.

Kurti ka deklaruar se nuk e shqetëson hedhja e vezëve, por fakti që opozita, sipas tij, nuk pranon të takohet për të diskutuar.

“Nëse gjuajtja me vezë dhe goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët që i hedh një deputete është çmimi që unë duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen dhe bisedojnë jam i lumtur ta paguaj këtë çmim vetëm të vijnë në takim. Unë nuk ankohem që ata hedhen vezë, ankohem që ata nuk duan të takohen”, ka deklaruar Kurti pas seancës së shtyrë të Kuvendit.

Të Ngjashme