Lajme

Kurti-opozitës: Ejani në Kuvend dhe ofroni zgjidhje

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të shkojnë në seancë në orën 19:00.

Teksa foli për biografinë e Feride Rushitit, e propozuar për presidente, ai tha se puna e saj ka ndikuar drejtpërdrejt në jetën e mbi 18 mijë përfituesve të viktimave të dhunës seksuale.

Tutje, tha se Rushiti është “lidere në shoqërinë tonë civile”.

Kurti: Opozita të vjen sonte në Kuvend dhe të ofrojë zgjidhje

“Kandidate jo partiake, më përfaqësuese, më konsensuale, profesionalisht e kombëtarisht me një kauzë fisnike, e përgatitur dhe me emër të njohur ndërkombëtarisht se sa Feride Rushiti në këto rrethana vështirë të gjendet… Unë e kam edhe një herë thirrjen edhe për opozitën, të vijnë në kuvend sepse kuvendi është shtëpia e deputetëve, të ofrojnë zgjidhje sepse këto bllokime nuk qojnë askund, dhe të marrin pjesë siç i kanë votuar qytetarët që përfaqësohen prej tyre sepse nuk i ndihmojnë institucioneve dhe shtetit të Kosovës me bojkot dhe bllokim. Edhe një herë në seancës e orës 19:00, presim në këtë vazhdim të kemi edhe deputetët e opozitës të cilët e kanë vendin në kuvend.”, shtoi ai.

Të Ngjashme