Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet të plotë institucional për katërvjeçarin e ardhshëm.
Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të jetë gati drafti i programit të ri qeverisës, në të cilin janë përfshirë zotimet me të cilat Lëvizja Vetëvendosje fitoi zgjedhjet.
Ai gjithashtu ka përmendur të arriturat e qeverisë së tij të dytë, duke i cilësuar ato si rezultatet kryesore të viteve të fundit.
Postimi i Kurtit:
Të dashur qytetarë dhe aktivistë,
Pas zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës, Prof. Dr. Justina Shiroka-Pula, kemi stabilitet të plotë institucional për funksionim demokratik, zhvillim ekonomik dhe përparim shoqëror në katërvjeçarin para nesh. Javën e ardhshme do ta kemi gati draftin e programit tonë të ri qeverisës ku janë bërë bashkë dhe shtjelluar zotimet tona me të cilat fituam përsëri zgjedhjet me votën dhe mbështetjen tuaj. Në themel të fitores sonë është besimi juaj që është përgjegjësi për ne, por edhe sukseset e përbashkëta e të arriturat e shumta në këto vitet e fundit.
Kurti 1 në vitin 2020 zgjati vetëm 4 muaj (51 ditë me kompetenca të plota), Kurti 3 sivjet zgjati 7 muaj e dy ditë (77 ditë me kompetenca të plota), ndërkaq Kurti 4 nisi më 13 shtator 2026. Mirëpo, të arriturat kryesore për Kosovën dhe qytetarët e saj natyrisht që ishin në Kurti 2. Dhe, në vijim keni përmbledhjen me të arriturat kryesore të Kurti 2.
Ju falemnderit.
