Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sërish iu ka dërguar letra krerëve të partive opozitare, duke kërkuar sërish takime dhe diskutime për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.
Burime të medias pohojnë se Kurti dje iu drejtua liderëve opozitarë përmes platformave telefonike, duke kërkuar një takim të përbashkët për të diskutuar situatën aktuale politike në vend.
Media raporton se qëllimi i këtij takimi do të ishte shqyrtimi i mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje politike, e cila do t’i hapte rrugë tejkalimit të ngërçit institucional dhe do të shmangte një proces të ri zgjedhor.
Letra e dërguar i parapriu situatës së tensionuar sot në Kuvend, ku shumë deputetë të PDK-së dhe Aleancës u përplasen me disa deputetë të LVV-së.
Të parët kërkuan hapjen e Kuvendit dhe mbajtjen e seancave, teksa të fundit thonë se fillimisht duhet të ketë marrëveshje politike.
