Kryeministri, Albin Kurti, u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Dublin, në margjina të Samitit IX të Komunitetit Politik Evropian.
Kurti bëri të ditur se biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it dhe mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të ndërveprimit, sikurse për zhvillimet aktuale dhe për situatën e sigurisë.
“Për ne anëtarësimi në Alencën Veri-Atlanike është prioritet strategjik, jetësimi i të cilit do t’i shërbente paqes së qëndrueshme dhe sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor dhe mbarë kontinentin.
Ndërsa angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i rëndësishëm përballë rreziqeve dhe ndikimit të akterëve të jashtëm”, shkroi Kurti.
