Lajme

Kurti tregon se kur do të ndahet pagesa prej 100 euro për pensionistët dhe studentët

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pasi ka dhënë lajmin për ndarjen e nga 100 euro për pensionistet, studentët dhe punëtoret e sektorit privat, ai ka treguar se kur do të ndahen këto mjete.

Ai ka bërë me dije se pagesat për pensionistë dhe studentët do të bëhet para festes së Bajramit.

“Meqenëse për pensionistët dhe fëmijët nuk do të ketë nevojë për aplikim, sepse i kemi listat e përfituesve tashmë, do të synojmë që pagesat e njëhershme për familjet përfituese t`i bëjmë në fillim të javës që vjen, pra para ftesës se Bajramit. Ashtu që secila familje të ndjehet e barabartë me atë ditë feste, duke e ditur se dora e mirë e shtetit kujdeset për ta.

Kurse, për të punësuarit e sektorit jo publik dhe studentët, nga ministri i financave jam njoftuar që nevojitet procedurë aplikimi e cila do të hapet në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

Të Ngjashme