Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Ilir Kurtishi për KosovaPress, vuri në dukje se kanceri më i shfaqur tek gratë është kanceri i gjirit, ndërsa te meshkujt është kanceri i mushkërive.
“Te femrat është kanceri dominant dhe mbetet po ashtu edhe këtë vit me rreth 20%-23% të numrit total të sëmundjeve malinje të të rriturit.Kurse kanceri i gjirit është kanceri dominant në Kosovë dhe çdo vit identifikojmë rreth 450-460 femra me kancer gjiri, që është numër relativisht i vogël nëse e krahasojmë me vendet e rajonit të cilët për shembull Maqedonia e Veriut ose Shqipëria, kanë gati numër dyfish më tepër sesa që ka Kosova”.
Menjëherë pas këtij ose të meshkujt dominon kanceri i mushkërive, edhe këtu kemi afërsisht numër të njëjtë me një luhatje të vogël nga viti paraprak, pra me një luhatje prej 1%-2% deri në këtë muaj kur ne flasim.
Problematika të tjera ose kancere të tjera të shpeshta janë kanceret e organeve gjenitale, sidomos te femrat, kanceri i qafës së mitrës, i mitrës, i vezoreve. Ndërkaq, te meshkujt si grupi i dytë ose grupacionin i dytë i sëmundjeve të shprehura janë tumoret e zorrës së trashë”, tha onkologu Kurtishi.
Sipas dr. Kurtishit, të dhënat tregojnë se në Kosovë vitet e fundit nuk ka shtim të numrit të të prekurve nga kanceri, krahasuar me periudhat e mëparshme.
“Ne trajtojmë të gjitha llojet e kancereve tek të rriturit, duke filluar nga mosha 18 vjeçare dhe bëhet fjalë për tumoret solide të cilët ne aty në klinikë i trajtojmë. Çdo vit identifikojmë dhe trajtojmë një numër të konsiderueshëm të këtyre pacientëve. Por ajo që është e mirë këtu është se këto dy-tre vitet e fundit kemi një numër të njëjtë ose një incidencë e cila ka shënuar një stagnim ose një plato sa i përket rasteve të reja, dhe edhe këtë vit, pra deri në këto momente kur ne flasim do të kemi numër të njëjtë të pacientëve si vitin paraprak ose dy vitet e fundit.
Onkologu Kurtishi shtron nevojën për program nacional për trajtimin e kancerit.
“Mirëpo trajtimi i sëmundjeve malinje në Kosovë ka shënuar një hap, një faqe të re të modernizimit dhe efikasitetit të këtyre sëmundjeve. Dhe kjo ndërlidhet me shumë faktorë. Fakti i parë është që sëmundjet malinje të gjirit, ose sëmundjet malinje në përgjithësi identifikohën në stade pak më të hershme edhe pse jo në masën çfarë ne kërkojmë, por kjo nëse marrim faktin tjetër se ne në Kosovë akoma nuk kemi programe nacionale të cilët shpresojmë të aktivizohen, të bëhen, të vendosen në jetë të githë kohën, pra metodat e skriningut, ne prapë se prapë sëmundjet për disa lloje të tumoreve zbulohen më herët dhe trajtimi është më modern. Pra njëra prej arsyeve pse sëmundjet malinje pra mund të jenë të trajtueshme më mirë dhe të përballueshme ose pacienti jeton një kohë më të gjatë me to është pikërisht kjo. Pastaj është shënuar një hap i madh në diagnostifikim duke filluar prej metodave imazherike, metodave histopatologjike… metodat të cilat në mënyrë të saktë jo vetëm që e identifikojnë llojin e kancerit por edhe stadifikojnë”.
