Ministrja Mimoza Kusari ka bërë të ditur se “House of Kosova” do të jetë e pranishme edhe këtë vit në Davos të Zvicrës, për të tretin vit radhazi, në kuadër të aktiviteteve që organizohen paralelisht me Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari ka njoftuar se aktivitetet do të zhvillohen nga 18 deri më 22 janar 2027.
Ajo ka bërë të ditur se këtë vit programi i “House of Kosova” do të përqendrohet te teknologjia dhe inovacioni.
“Këtë vit, teknologjia dhe inovacioni do të jenë në qendër të programit tonë”, ka shkruar Kusari.
“House of Kosova” synon të shërbejë si hapësirë për prezantimin e Kosovës dhe zhvillimin e takimeve e aktiviteteve në kuadër të një prej ngjarjeve më të rëndësishme ekonomike dhe politike në nivel global.
