Lajme

Kush po prin në LVV, PDK, LDK dhe AAK?

Po vazhdon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 7 qershor. Sipas të dhënave të fundit të publikuara, deri tani janë numëruar 38.15 për qind e votave në nivel vendi.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryeministër Albin Kurti vazhdon të kryesojë bindshëm me 87,969 vota, duke u renditur si kandidati më i votuar në listën e kësaj partie. Pas tij vijnë Glauk Konjufca me 69,162 vota, Albulena Haxhiu me 40,031 vota, Hekuran Murati me 34,995 vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 32,200 vota.

Edhe në Partinë Demokratike të Kosovës kryeson kandidati për kryeministër Bedri Hamza, i cili deri më tani ka siguruar 42,555 vota. Pas tij renditen Përparim Gruda me 27,109 vota, Arian Tahiri me 23,536 vota, Uran Ismaili me 21,174 vota dhe Sala Jashari me 14,859 vota.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, më e votuara deri tani rezulton Vjosa Osmani Sadriu me 27,837 vota, e ndjekur nga Lumir Abdixhiku me 25,286 vota. Në mesin e pesë kandidatëve më të votuar të LDK-së janë edhe Doarsa Kica-Xhelili me 19,826 vota, Hykmete Bajrami me 15,663 vota dhe Avdullah Hoti me 14,273 vota.

Ndërkaq, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kandidati më i votuar deri tani është Ardian Gjini me 14,226 vota. Pas tij renditen Ramush Haradinaj me 12,821 vota, Daut Haradinaj me 9,767 vota, Besnik Tahiri me 8,624 vota dhe Bekë Berisha me 6,892 vota.

Të Ngjashme