Lajme

Ky është numri i qytetarëve që votuan në Prishtinë deri në ora 15:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar të dhënat e përditësuara për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet që po mbahen sot në Kosovë.

Sipas njoftimit zyrtar të KQZ-së, deri në orën 13:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 63,741 qytetarë, që përbën 29.02 për qind të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar.

Në këto zgjedhje, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1,959,962.

Procesi i votimit po vazhdon në të gjitha qendrat e votimit në vend, ndërsa KQZ pritet të publikojë përditësime të reja gjatë ditës për të informuar opinionin mbi ecurinë e procesit zgjedhor dhe nivelin e pjesëmarrjes së qytetarëve. Autoritetet u kanë bërë thirrje votuesve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në zgjedhje deri në mbylljen e vendvotimeve.

Të Ngjashme