Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Takimi ndihmoi për të qartësuar hapat e ardhshëm

 
   

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi rreth takimit me Vuçiqin. 

Gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, pati një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara.

Kjo, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe rikthimin në dialog.

Me anë të një postimi në Twitter ai shtoi se takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm.